Fatmir Sejdiu bën akuza të rënda ndaj Isa Mustafës pas humbjes

Aktuale

Fatmir Sejdiu bën akuza të rënda ndaj Isa Mustafës pas humbjes

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:09
Fatmir Sejdiu

Kreu aktual i LDK’së, Isa Mustafa para pak minutave e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për Shef partie.

Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës.

E pas fjalës së tij para delegatëve Sejdiu është shprehur se LDK nuk mund të hecë përpara në këtë mënyrë Ai se e ka lëshuar Kuvendin Zgjedhor.

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këtë ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi një shenjë të keqe. Kamë provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth asaj për kryetarin kondensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kamë marrë një të tillë”, ka dekalruar Sejdiu,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat