Osmani: Duhet të largohet norma 50+1

Aktuale

Osmani: Duhet të largohet norma 50+1

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:26
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Kuvendi i ri i LDK-së duhet të ndryshoj statusin për të hyrë në garë për kryetar.

“Organet e reja që dalin nga ky kuvend, duhet të largohet norma 50+1. Po shkakton probleme të mëdha. Ka shkaktuar probleme edhe në vitin 2015-të.”, tha ajo.

Osmani foli edhe për deklaratat e Fatmir Sejdiut pas zgjedhjeve.

“Unë nuk komentoj deklarata të tjerëve. Problemi nuk është tek njerëzit por tek statusi. Është e domosdoshme të largohet norma. 50+1 vetëm për të hyrë në zgjedhje është normë jo demokratike. Do të jetë angazhim i imi primar që të fillojë me ndryshimin e statutit.”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat