Haradinaj: Ne do të rrugëtojmë drejt përmbushjes së porosisë së dëshmorëve

Aktuale

Haradinaj: Ne do të rrugëtojmë drejt përmbushjes së porosisë së dëshmorëve

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:42
Ramush Haradinaj

Në 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, kryeministri Ramush Haradinaj sot bëri homazhe te lapidari dhe varret e këtyre dëshmorëve në Raushiq të Pejës.

Me këtë rast, Haradinaj tha se bijtë më të mirë të kësaj toke, vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosen mbi çdo gjë tjetër në jetë.

“Ndriçuesi më i mirë i rrugës sonë është shembulli i të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës. Ne do të rrugëtojmë drejt përmbushjes së porosisë së tyre, detyrës sonë, për përmbylljen e plotë të shtetësisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat