Arben Gashi ngushëllon Fatmir Sejdiun

Aktuale

Arben Gashi ngushëllon Fatmir Sejdiun

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:03
Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur për T7 pas përfundimit të punimeve të Kuvendin të nëntë zgjedhor të LDK-së.

Gashi tha se nuk ka pasur vërejtje dhe procesi ka shkuar sipas rregullave

“Procesi shkoj sipas procedurave të parapara. U zgjodh kryetari dhe këshilli i përgjithshëm”, tha Gashi.

I pyetur se çfarë mendon për mos kandidimin e Fatmir Sejdiut për kryetar, Gashi tha se Sejdiu do të mbetet figurë e jashtëzakonshme në LDK

“Unë mendoj se Fatmir Sejdiu është një figurë e jashtëzakonshme e LDK-së dhe do të mbetet e tillë” tha Gashi.

Deputeti i LDK-së tha se Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet për të zgjedhur kryesinë e re ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat