Vjen dorëheqja e parë e madhe nga LDK-ja, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar

Aktuale

Vjen dorëheqja e parë e madhe nga LDK-ja, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:20
Vjen dorëheqja e parë e madhe nga LDK-ja, pas dorëheqjes së Isa Mustafës

Sot, Isa Mustafa u zgjodh kryetar i LDK-së për herën e tretë radhazi, mirëpo kishte mospajtime nga disa zyrtarë të kësaj partie. Më të zhurmshmit ishin Fatmir Sejdiu dhe Vjosa Osmani, të cilën e cilësuan jodemokratike Kuvendin Zgjedhor.

E me zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së, nuk është pajtuar as Shpejtim Bulliqi, i cili sapo ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK, raporton “Bota sot”.

Ai ka shkruar se në krye të LDK’së është zgjedhur një klikë komuniste, që për të është e papranueshme.

Tutje, Bulliqi thotë se këtë vendim po e merr pas 30 viteve angazhim në këtë parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat