Donika Gervalla reagon per Kuvendin e LDK-së me një foto te deleve

Aktuale

Donika Gervalla reagon per Kuvendin e LDK-së me një foto te deleve

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:51
Donika Gervalla

Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku në krye të partisë me aklamacion u zgjodh sërish Isa Mustafa.

Gërvalla ka postuar një fotografi të deleve në Facebook me mbishkrimin “Qysh jeni? A u lodhët sot?

Duket se Gërvalla nuk është fare e kënaqur me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të ri, dhe se ilustrimi me fotografinë e deleve kritikon delegatët dhe kryesinë për mbështetje të verbër ndaj zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar me aklamacion.

Kujtojmë se Donika Gërvalla në Kuvendin e LDK-së në vitin 2015, nuk është lejuar të futet në Kuvend si delegate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat