Kjo parti politike e uron e para Isa Mustafën për rizgjedhjen e tij në krye të LDK

Aktuale

Kjo parti politike e uron e para Isa Mustafën për rizgjedhjen e tij në krye të LDK

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:55
Isa Mustafa

Menjëherë pas zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të LDK-së për herë të tretë radhazi, atij ia ka uruar fitoren Behgjet Pacolli nga AKR-ja.

Njoftimin e ka bërë vetë Pacolli në rrjetin social, Facebook.

“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK.
Uniteti i faktorit politik në vend është shumē i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, njoftoi Pacolli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat