Paralajmërohet kandidimi i Vjosa Osmanit në zgjedhjet nacionale

Aktuale

Paralajmërohet kandidimi i Vjosa Osmanit në zgjedhjet nacionale

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 13:50
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Isa Mustafa, ka fituar për herë të tretë postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Atë me këtë rast e ka uruar edhe veprimtari i LDK-së Xhevat Rexhaj, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Rexhaj ka thënë se zgjedhja e Mustafës, është rrjedhë e mirë për zgjedhjet nacionale.

Kjo pasi sipas tij, në zgjedhjet nacionale, do të hapet rrugë për Vjosa Osmanin.

“Megjithatë mirë duken rrjedhat tash, për zgjedhjet nacionale... Urime Isa e suksese nacionale Vjosa!”, ka shkruar Rexhaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat