Bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit përkrah Osmanin: Vetëm me Vjosën LDK i fiton zgjedhjet

Aktuale

Bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit përkrah Osmanin: Vetëm me Vjosën LDK i fiton zgjedhjet

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:29
Vjosa Osmani

Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqi, ka komentuar zgjedhjet e sotme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se votimi i sotëm i kësaj partie, arsyetohet vetëm me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, përcjell Bota sot.

Krasniqi është shprehur i bindur se me Osmanin kandidate, LDK do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet nacionale.

Reagimi i Krasniqit:

Votimi i sotit i LDK-së, arsyetohet, vetem me kandidimin e Vjoses për kryeministre.

Me Vjosen kandidate për kryeministre, LDK i fiton bindshëm zgjedhjet ne nivel të Kosoves.

Me Vjosen kryeministre fiton politika e mençur dhe e vendosur për nje Kosovë ku do të prosperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat