Limaj uron Mustafën për rikonfirmimin si lider i LDK’së

Aktuale

Limaj uron Mustafën për rikonfirmimin si lider i LDK’së

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:00
Limaj uron Mustafën për rikonfirmimin si lider i LDK’së

Kryetari i NISMA’s Socialdemokratepër Kosovën, Fatmir Limaj, e ka uruar Isa Mustafës në rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të Kabinetit të Fatmir Limajt kanë thënë se lideri i NISMA’s e ka telefonuar Mustafën dhe i ka uruar për rizgjedhjen në krye të LDK’së.

Lideri i LDK’së Mustafa dhe Fatmir Limaj vazhdojnë të kenë raporte të afërta prej kohës kur ishte krijuar Blloku opozitar VLAN.

Sidoqoftë, Shefi i LDK’së, në fjalimin e parë që mbajti, tha se s’do të ketë koalicion me Partinë e Kadri Veselit.

Madje, tha se javën e ardhshme do të shpërndahet Parlamenti i Kosovës. Tha se e ka autorizuar Avdullah Hotin të merret me këtë punë.

Aktualisht, Kosova s’ka Qeveri. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Është paralajmëruar se të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në opozitë ndërsa ka numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Ka numrin më të madh të komunave nën udhëheqje. Ndërsa, në secilin sondazh del e para.

Isa Mustafa para se të bëhet Shef për herë të tretë i LDK’së ka mbajtur pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ka udhëhequr Kryeqytetin për dy mandate. Ka qenë pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Fatmir Sejdiu. Pasluftës ka qenë pjesë e Bordit të Universitetit të Prishtinës. Para luftës ka mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë në Ekzil të udhëhequr nga Bujar Bukoshi. Ka pasur pozitë ekzekutivie edhe në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë përkatësisht në Komunë e Prishtinës.

Vitin e fundit, Mustafa është përballur me probleme shëndetësore, për çka po e vazhdon ende trajtimin në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat