Konfirmohet lajmi i madh nga LDK-ja për Vjosa Osmanin

Aktuale

Konfirmohet lajmi i madh nga LDK-ja për Vjosa Osmanin

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:22
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka folur pas rizgjedhjes së Isa Mustafës, në postin e të parit të kësaj partie.

Ai ka thënë se Mustafa si lider, mban stabilitetin dhe unitetin e LDK-së.

Ndërsa, ndryshimin dhe fitoren në zgjedhjet nacionale, Avdyli e sheh te Vjosa Osmani, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Mustafa dhe Osmani, të ndihmuar nga anëtarët e LDK-së, do ta risjellin Kosovën në binarë te zhvillimit dhe progresit.

Avdyli ka theksuar se Osmani po përkrahet nga qytetarët kudo në anketa e sondazhe online, duke konfirmuar kështu se LDK-ja tashmë ka një kandidate për kryeministre të Kosovës.

Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

LDK vazhdon edhe 4 vite me liderin e saj Isa Mustafa që mban stabilitetin dhe unitetin e saj.

Kurse ndryshimi dhe fitorja e zgjedhjeve nacionale e konfirmuar në çdo anketë e sondazh online dhe fjalët e mijëra qytetarëve të takuar kudo, e ka emrin Vjosa Osmani-Sadriu.

Ky binom do jetë i ndihmuar nga secili prej nesh kudo që jemi, për të risjellur Kosovën tonë në binarët e zhvillimit e progresit. Vazhdojmë...

Image
Postimi i Avdylit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat