Zogaj tregon pse LDK-ja ia rriti dëshpërimin sot PDK-së

Aktuale

Zogaj tregon pse LDK-ja ia rriti dëshpërimin sot PDK-së

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:46
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Petrit Zogaj nga shoqëria civile, ka komentuar Kuvendin e sotëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u rizgjodh kryetar Isa Mustafa.

Zogaj ka thënë se LDK-ja ia ka rritur sot dëshpërimin Partisë Demokratike të Kosovës, e cila sipas tij, kishte shpresuar që të ndodhnin çarje në LDK, përcjell Bota sot.

Ai ka kritikuar partitë politike në vend për demokraci të brendshme partiake, duke thënë se ato janë familjare, klienteliste dhe struktura anti-shtetërore.

Reagimi i Zogajt:

Duhesh me qene shume te deshpruar nga brenda si parti qe te shpresosh qe vetem nje carje e LDK-se do ta mundesonte vazhdimin e dominimit ne skenen politike. Pavaresisht kritikave qe mund te jepen per Kuvendin dhe demokracine, LDK sot ja rriti kete deshprim PDK-se.

Ne anen tjeter, per demokraci te brendshme partiake, asnje subjekt politik ne Kosove nuk ka kallxon, e mos te themi qe shumica jane familjare, klienteliste, struktura anti-shteterore e cka tjeter jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat