“Shpërthen” mërgimtarja që priti 5 orë në Merdare: Turp për këtë shtet!

Aktuale

“Shpërthen” mërgimtarja që priti 5 orë në Merdare: Turp për këtë shtet!

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 20:49
Pamje nga kolonat në Merdare

Po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e mërgimtarëve në kufirin me Serbinë, përkatësisht në Merdare.

Një mërgimtare ka shkruar në gazetën “Bota sot” se sot ka pritur pesë orë e gjysmë në Merdare.

Merita Hoxha e ka quajtur turp për Kosovën, mosrregullimin e qarkullimit të automjeteve, duke pyetur se si ka mundësi që përparësi në kufi të kenë kamionët dhe autobusët e jo automjetet.

“A ka në këtë shtet ekspertë të trafikut? A jep ndokush përgjegjësi për sjellje të tilla?”, ka pyetur Hoxha.

“Nga Merdarja. Drei tani jemi duke pritur 4.5 orë në kufi dhe nuk ka gjasa të kalojmë së paku edhe 1 orë. Është turp për këtë shtet që nuk rregullon më mirë qarkullimin e automjeteve. Si ka mundësi që në një kalim kufitar përparësi të kenë kamionët dhe autobusët, ndërsa automjetet janë të fundit! A ka në këtë shtet ekspertë të trafikut? A jep ndokush përgjegjësi për sjellje të tilla?”, thuhet në mesazhin që ka dërguar Merita Hoxha në “Bota sot”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat