PSHDK: Berisha uron Mustafën!

Aktuale

PSHDK: Berisha uron Mustafën!

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 06:21
Foto arkiv

Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK), Ukë Berisha, ka uruar Isa Mustafën, me rastin e rizgjedhjes për të tretën herë në krye të LDK-së, njëherësh duke i shprehur gatishmërinë e tij dhe të subjektit që ai udhëheq për rilidhjen e aleancave të vjetra dhe të natyrshme mes këtyre dy subjekteve.

“Në emrin tim dhe të PSHDK-së urimet më të mira z. Isa Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së.  I uroj suksese bashkë me LDK-në  në sfidat e mëdha të Kosovës për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin euroatlantik të saj.” ka thënë Berisha.

Ai ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën e tij dhe të subjektit që ai drejton, për lidhjen e aleancave të vjetra dhe të natyrshme mes këtyre dy subjekteve më të moçme në Kosovë, aleancë kjo e lidhur me dy kryetarëve historik, atij të PShDK-së, Mark Krasniqi dhe atij të LDK-së dhe Kosovës, Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat