Beqiri: Kuvendi i LDK-së dëshmi e vlerave

Aktuale

Beqiri: Kuvendi i LDK-së dëshmi e vlerave

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 09:14
Ismet Beqiri

Ismet Beqiri e ka vlerësuar kuvendin zgjedhor të LDK-së që u mbajt dje si një dëshmi të vlerave, kulturës e tolerancës.

Ai ka uruar edhe kryetarin e rizgjedhur Isa Mustafa dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti.

“Kuvendi i IX-të zgjedhor i LDK-së, dëshmi e vlerave, kulturës, tolerancës dhe mirëkuptimit. Urime rizgjedhja Kryetarit Isa Mustafa dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Të bashkuar për dhe rreth LDK-së”, tha ai.

Mustafa u rizgjodh në krye të LDK-së për herë të tretë, ndërsa ish-kryetari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu e shprehu hapur pakënaqësinë e tij, pasi nominimi iu mohua nga votat e delegatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat