Isa Mustafa i shprehë ngushëllime popullit amerikan pas dy sulmeve në Ohio dhe El Paso: Jemi me ju

Aktuale

Isa Mustafa i shprehë ngushëllime popullit amerikan pas dy sulmeve në Ohio dhe El Paso: Jemi me ju

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:19
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime popullit dhe qeverisë amerikane për dy masakrat që u bën sot në Ohio dhe El Paso.

Mustafa tha se shpreh hidhërim dhe dhembje për viktimat dhe familjet e viktimave që pësuan nga sulmet.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Mustafës:

Shpreh hidhërimin dhe dhembjen e thellë për viktimat dhe familjarët e viktimave që pësuan nga sulmi masiv në Dayton të Ohios dhe në El Paso, Teksas në SHBA. 
Në emrin tim dhe të LDK-së, i shpreh ngushllime të thella Qeverisë dhe popullit amerikan. Në këto momente të rënda, jemi me ju. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat