Mustafa i drejtohet bashkëpartiakëve: Kur jemi bashkë s’ka kush që na del para

Aktuale

Mustafa i drejtohet bashkëpartiakëve: Kur jemi bashkë s’ka kush që na del para

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:36
Isa Mustafa

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, iu është drejtuar anëtarësisë së partisë së tij pasi iu dha besimi për të drejtuar subjektin edhe për katër vite të tjera.

Mustafa tha se në kuvend u demonstrua një kulturë demokratike që sipas tij është vlerë e LDK-së, ndërsa shtoi se kuvendi unifikoi diversitetin e mendimit dhe të veprimit.

“E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm. Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve!”, tha Mustafa.

Deklarata e plotë e Isa Mustafës

Veprimtare e veprimtarë të LDK-së. Ju që meritoni respektin më të madh.

Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj. Unë u jam shumë mirënjohës!

Në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, e muratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit dhe ekzistencës dhe veprimit të LDK-së. E trashëguar dhe e kultivuar me kujdes dhe respekt nga Kryetari dhe Presidenti ynë Historik, Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e jonë e përbashkët !

Kuvendi ynë unifikoi diversitetin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emërues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashk, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para!

E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm.

Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat