Pacolli: Qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Aktuale

Pacolli: Qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: M.H Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:43
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, reagoi pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pacolli shprehi ngushëllimet duke iu treguar që qytetarët dhe institucionet e Koosvës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë

Brenda pak orëve, pamë dy lajme tronditëse, për vrasjet në El Paso, Texas dhe Orgeon, Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhjetëra qytetarē të pafajshëm kanë humbur jetën, dhe po ashtu shumë të plagosur ishin cak i veprave të shëmtuara kriminale. 
Në këto momente të vështira lutemi për familjet e viktimave dhe të lënduarve. Qytetarët dhe institucionet e Koosvës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat