Hasani: Me kërkesën në Kushtetuese Haradinaj po e zvarrit procesin

Aktuale

Hasani: Me kërkesën në Kushtetuese Haradinaj po e zvarrit procesin

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 15:56
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në intervistën 45/45 në KosovaPress, deklaroi se kryeministri, qoftë kur është në detyrë të plotë ose më vonë kur jep dorëheqje, nuk ka drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, veprimi i Haradinajt për të dërguar veten në Kushtetuese nuk është vetëm humbje kohe, por ajo e legjitimon zvarritjen e procesit të formimit të një Qeverie të re ose shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Profesori universitar tha se Haradinaj nuk është këshilluar si duhet. Duke përmendur rastin e ish-kryetarit të Rahovecit Qazim Qeska i cili shkoi në Kushtetuese, Hasani tha se i njëjti vendim vlen edhe për Haradinajn.

Ai tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë efekt të përgjithshëm veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit të institucioneve publike.

Hasani: Rasti “Qeska” vlen edhe për Haradinajn

“Këtu ka dy aspekte që këta i kanë ngatërruar ata që e kanë këshilluar për fat të keq ish-kryeministrin Haradinaj, i pari aspekt është natyra juridike që thajmë ne e aktit të dorëheqjes, sa i përket natyrës juridike dhe pasojat që prodhon akti i dorëheqjes ne kemi sqaruar në një rast të një ish-kryetari të Komunës rasti ‘Qeska’, që vlen siç e kemi thanë ne atëherë për të gjithë funksionarët publikë sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë efekt të përgjithshëm veçanërisht ato që kanë të bëjnë me institucionet publike në mënyrën e funksionimit të institucioneve publike. Për nga natyra juridike akti i dorëheqjes dhe akti i suksesshëm i mocionit të votimit të mosbesimit të Qeverisë janë të njëjta sikur qe janë dy kontrata, kontrata për shitjen dhe kontrata për dhuratën për nga natyra juridike janë të njëjta janë kontrata që prodhojnë të drejta dhe detyri me të caktuara, por për nga pasojat juridike janë tërësisht të ndryshme sepse shitja paguhet, kurse te dhurata nuk jepet çmim dhe nuk paguhet taksë dhe kështu me radhë. Do të thotë këtu për nga pasoja juridike këto janë të ndryshme akti i dorëheqjes dhe mocioni i votëbesimit të suksesshëm të Qeverisë”, tha ai.

Profesori Enver Hasani deklaroi se kur një qeveri jep dorëheqje do të thotë se ajo ka rënë dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë kushtetuese.

Hasani: Kjo qeveri nuk mund të marrë vendime ekzekutive

“Kur jep dorëheqje Qeveria bie kur thuhet bie do të thotë kushtetuta e jonë dhe kushtetuta e shumicës së vendeve demokratike nënkupton me të se ajo Qeveri nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë kushtetuese të ekzekutivit aty ku mundë të ushtrojë aty ekzistojnë ligjet e veçanta... Ato punë që mund t’i kryejnë mundë të jenë punë që janë të papërfillshme prape po e përsëris kompetencat ekzekutive ose kompetencat kushtetuese nuk mundë ti kryej as ajo as ky kryeministër ai mundë ta pretë eventualisht ardhjen e kryeministrit të ri për pranim-dorëzim formal të papërfillshëm... problemi është a mund të marrë vendime kushtetuese të Qeverisë sipas kushtetutës së Kosovës, ai ato as nuk mund t’i merr. Dhe kjo është jashtëzakonisht e qartë. Sepse Qeveria ka rënë”, tha ai       

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese deklaroi se veprim i Haradinajt nuk është vetëm humbje kohe, por po e legjitimon zvarritjen e procesit të formimit të një Qeverie të re ose shpërndarjen e Kuvendit

Hasani: Haradinaj po e legjitimon zvarritjen e procesit

“Kryeministri edhe po të ishte para dorëheqjes do të thotë Kryeministri nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kjo është e pastër si loti nuk ka ndonjë filozofi. Arsyet dhe motivet pse bëhen ato janë politike të vetëkuptueshme…ajo në fakt unë e shoh si, kërkesa Haradinaj nuk është vetëm humbje kohe por ajo e legjitimon dhe po e legjitimon zvarritjen e procesit të formimit të Qeverisë, sipas kushtetutës të Qeverisë tjetër përkatësisht vet shpërndarjen e kuvendit. Sepse njerëzit janë të gjithë juristë dhe ata e shohin atë si le të presim çfarë po thotë gjykata. Ajo po e legjitimon shkeljen realisht shkeljen kushtetuese të Presidentit e cila për shembull sot nuk ka pasoja juridike por mund të prodhojë pasoja juridike që të prish stabilitetin institucional që është pika kryesore e përgjegjësisë kushtetuese të Presidentit, ai është përgjegjësi kryesor gardiani i institucioneve dhe e ka përgjegjësinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat