Hasani: Pacolli s’ka bagazh intelektual, por sjellje rrugaçërie

Aktuale

Hasani: Pacolli s’ka bagazh intelektual, por sjellje rrugaçërie

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:02
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë intervistës 45/45 në KosovaPress, u tregua shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli.

Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia.

Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.

Hasani: Pacolli me nivel katastrofal intelektual

“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi. Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, tha ai.

Profesori universitar tha se veprimet dhe sjelljet e Pacollit kanë ndikuar edhe që të mos shtohet numri i njohjeve për shtetësinë e Kosovës.

Hasani: Një ndër arsyet e mosnjohjeve është sjellja e Pacollit

“Ato sjellje në OKB, ato janë sjellje janë të rrugaçëve para gjimnazit që bëjnë sjellje të pahijshme ndaj vajzave. Ato janë sjellje të njerëzve që nuk i bëjnë një qytetar me një shkollim, ose me kulturë. [...] 40:57 Pa asnjë diskutim që një ndër arsyet e mosnjohjeve është sjellja, keqqeverisja globale që është brenda Kosovës d.m.th krimi i organizuar, korrupsioni Gjykata e Hagës, ndikon tek shtetet të cilat thonë ‘kadal të presim njëherë çfarë po bëhet me liderët e këtij vendi’”, deklaroi Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat