Këta janë tre kandidatët e LDK-së për kryeministër, a do të jetë Isa Mustafa?

Aktuale

Këta janë tre kandidatët e LDK-së për kryeministër, a do të jetë Isa Mustafa?

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 07:39
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka bërë me dije se kjo parti do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se tri partitë më të mëdha në vend LDK, PDK dhe LV do të duhej të garojnë të vetme për ta rikonfirmuar fuqinë në elektorat.

Në këtë intervistë dhënë për media, Rugova ka deklaruar se LDK-ja do ta ketë një kandidat konsensual për kryeministër.

Ai ka thënë se, përveç Isa Mustafës, kandidatë seriozë për kryeministër janë edhe Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala.

Ai ka shprehur optimizëm se në zgjedhjet e parakohshme parlamentar LDK-ja do të dalë fituese.

Rugova e ka quajtur demokratik procesin e zgjedhjes së Musfatës në krye të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat