Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, thotë se para pesë muajve e ka parashikua se kush do të bëhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Geci përmes një postimi në Facebook, thekson se, duke biseduar me dajën e tij në Izbicë, ishte pyetur se kush do të zgjedhet kryetar i LDK-së, Isa Mustafa apo Fatmir Sejdiu?
Geci kishte thënë se, Isa Mustafa i kishte rregullu zyrat në katin e parë, që do të thotë se do të bëhet edhe kryetar i LDK-së.
Ja postimi i plotë:
Para 5 muajve duke parashikuar garën për kryetar të LDK -së.
Bisedonim me një dajë ne katundin Izbicë se çka po ta merr mendja dajë kush ka me u zgjedh kryetar i LDK-së Isa Mustafa apo Fatmir Sejdiu?
I thash dajës Isa Mustafa i kish rregullua zyrat ne katin e parë.
Daja tha:
Fatmir Sejdiu në oborr në shi e Isa Mustafa kryeoxhaku te kaftorri, po qysh u tranu Isa Mustafa me dal në shi e me i thanë Fatmir Sejdiut hajde këtu në vend timin krye oxhaku!
Isa Mustafa mundet me i thanë Fatmir Sejdiut hajde qaty mas dere mos u lag në shi ja rri qatje n’hajat, po vendin e kryeoxhakut a u tranu Isa Mustafa me ja lëshua e me dal në shi a!