Përfundon takimi mes Isa Mustafës dhe Kosnett

Aktuale

Përfundon takimi mes Isa Mustafës dhe Kosnett

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:07
Isa Mustafa në takim me ambasadorin Kosnett

(E plotësuar) - Pak minuta ka zgjatur takimi në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës e ambasadorin amerikan Philip Kosnett ku të pranishëm ishin edhe Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Agim Veliu e Vlora Dumoshi.

Pas takimit asnjë nga pjesmarrësit në takim nuk ka folur para mediave.

Takimi është bërë me dyer të mbyllura, derisa, u tha se për atë cka u diskutua do të bëhet e ditur përmes një komunikate.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Në takim i pari i LDK-së ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin, Vjosa Osmanin e Vlora Dumoshin.

Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala. 

***

Ka filluar takimi që po mbahet me dyer të mbyllura për media në selinë qendrore në Prishtinë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Isa Mustafa së bashku me një pjesë të partisë, po pret në takim ambasadorin amerikan, pak ditë pas zgjedhjeve të brendshme.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Në takim i pari i LDK-së ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin, Vjosa Osmanin e Vlora Dumoshin.

Image

Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala. 

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në selinë qendrore të kësaj partie në Prishtinë, ku për pak pritet që të arrijë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett. Kësaj here në takim, i pari i LDK-së, ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin.

Zyra për komunikim në LDK ka njfotuar sot se kreu i kësaj partie, Isa Mustafa do të takohet me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

 “Sot (e hënë), më datë 5 gusht 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Bëhet e ditur se mediat janë të lejuara të marrin vetëm pamje, ndërkaq pas takimit do të publikohet komunikatë përmes së cilës LDK-ja do të bëjë të ditur se çka është biseduar në këtë takim.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Në takim i pari i LDK-së ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin.

Ndërkaq, Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat