Thaçi i shkruan Kuvendit, shqetësohet për 78 milionë eurot e BE-së

Aktuale

Thaçi i shkruan Kuvendit, shqetësohet për 78 milionë eurot e BE-së

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:10
Kuvendi i Kosovës

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës ju ka shkuar një shkresë jo shumë e zakontë në adresë të tyre. Po u kërkohet që të mos e rrezikojnë projektin afro 100 milionësh të Bashkimit Evropian të destinuar për këtë punë si dhe stabilitetin e prodhimit në këtë termocentral.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe grupeve parlamentare që Kuvendi i Kosovës ta ratifikoi sa më parë marrëveshjen financiare me të cilën BE ka paraparë të financoi 78 milionë euro për ndërrimin e filtrave në Termocentralin Kosova B.

Ky projekt ka rrezik të dështoi komplet nëse shpërbëhet Kuvendi i Kosovës për ti hapur rrugë zgjedhjeve nacionale në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Thaçi në letrën e tij ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është në proces të përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit të rehabilitimit (pjesa ambientale) të TC kosova B, përmes programit IPA, komponenta ambientale – Instalimi i elektrofiltrave dhe pajisjet për zvoglimin e Nox-it.

Sipas planifikimit, instalimi i elektrofiltrave dhe pajisjeve për zvogëlimin e Nox-it do të realizohen, në vitin 2020, në njësinë B1 dhe në vitin, 2021, në njësinë B2, të TC Kosova B.

“Që të realizohen këto projekte kërkohet që Kuvendi i Republikës së Kosovës të miratoj (ratifikoj) programin IPA, jo më larg se muaji Tetor/2019. Miratimi i programit IPA do të mundësonte realizimin e projektit të rehabilitimit te TC Kosova B sipas planit”, thuhet në letrën e Thaçit të cilën e posedon gazeta.

Mos miratimi i programit IPA sipas tij, do të rrezikonte seriozisht realizimin e granteve të EU dhe do  t pamundësonte realizimin e projektit të rehabilitimit të Termocentralit Kosova B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat