Ushtarakë dhe civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhurojnë gjak

Aktuale

Ushtarakë dhe civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhurojnë gjak

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:12
Ushtarakë dhe civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhurojnë gjak

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes filloi aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, sesioni i dytë për këtë vit, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nëpërmjet saj për pacientët në nevojë.

Ushtarakë dhe civilë, gra e burra, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes pa dallim në detyra dhe grada, u përgjigjen masivisht aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, disa edhe për të dytën herë brenda këtij viti, e shumica prej tyre janë tanimë janë dhurues të rregullt. 

Dhurues i rregullt vullnetar është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i drejtorisë së Operacioneve, i cili së bashku me stafin tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjen çdoherë këtij aksioni shumë human. 

Nga mëngjesi dhe derë më tani, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetarë të gjakut dhe deri në mbarim të orarit të punës ky numër do të jetë akoma më i madh. 

Aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, i dyti për këtë vit, po zhvillohet bazuar në planin e veprimit për vitin 2019 të Drejtorisë për Politika dhe Plane, përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak dhe Drejtorisë së Operacione/ departamenti për Çështje Mjekësore dhe do të vazhdojë të zhvillohet në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më 2 shtator 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat