Haradinaj thumbon Mustafën pas rizgjedhjes kryetar, ia përmend edhe Thaçin

Aktuale

Haradinaj thumbon Mustafën pas rizgjedhjes kryetar, ia përmend edhe Thaçin

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:14
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se rizgjedhja e Isa Mustafës kryetar i LDK-së, nuk ishte e befasishme.

Kjo pasi sipas tij, ekziston një raport i kujdesit të ndërsjellë mes presidentit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafës, duke kujtuar momentin kur ky i fundit e bëri të parin kryetar shteti.

”Ka qenë e pritshme që Isa Mustafa do ta marrë prapë besimin si kryetar i LDK-së. Kjo pasi shihet partneritet goxha kohë mes presidentit Thaçi dhe LDK-së. Ka një marrëdhënie të kujdesit të ndërsjellë në të kundërtën pa të s’do të mund të zgjidhej president”.

Haradinaj ka shtuar se në zgjedhje AAK do të hyjë e vetme porse ka ftuar për partneritet Nismën dhe AKR-në.

”Si AAK do të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Por do të jemi të hapur për partneritet, me Nismën, AKR-në. AAK shkon vetëm në zgjedhje por jemi të hapur me këto parti kolege me të cilat kemi bashkëpunuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat