Nga LDK’ja tregojnë se çfarë kanë biseduar në takimin me ambasadorin amerikan Kosnett

Aktuale

Nga LDK’ja tregojnë se çfarë kanë biseduar në takimin me ambasadorin amerikan Kosnett

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:22
Mustafa dhe Kosnett diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka nisur mandatin e tretë sot me një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Siç njofton LDK përmes një komunikate për meda, në këtë takim janë diskutuar tema të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, LDK-ja e ka përgatitur programin qeverisës për qeverinë e re ku prioritet do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmbyllja e dialogut me Serbinë, përshpejtimi i proceseve integruese në strukturat euroatlantike, zhbllokimi i potencialit ekonomik përmes përkrahjes së sektorit privat, etj. 

Ndërsa, ambasadori Kosnett citohet të ketë thënë se është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizim dhe për të krijuar mundësi të cilat lejojnë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e Kosovës. 

Të pranishëm në këtë takim me ambasadorin amerikan ishin edhe Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat