Thirrja e deputetes: Koha për LDK-në erdhi, ta mbështesim masivisht

Aktuale

Thirrja e deputetes: Koha për LDK-në erdhi, ta mbështesim masivisht

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2019 Në ora: 15:00
LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka ftuar qytetarët që t votojnë dhe të mbështesin këtë parti në zgjedhjet nacionale.

Ajo ka thënë se LDK-ja mund të shpëtojë Kosovën nga rruga e devijimit, izolimit, stagnimit dhe bllokimit, përcjell Bota sot.

“Koha për LDK-në sërish erdhi!”, ka thënë ajo.

Reagimi i Bunjakut:

Qytetarë të dashur, në LDK u mbajtën zgjedhjet e brendshme! Tash është koha sikur në kohën e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ta votoni e mbështesni LDK-në, për ta shpëtuar Kosovën nga rruga e devijimit, izolimit, stagnimit e bllokimit! LDK është parti shtetformuese, institucionaliste, e mençur, me përvojë, e urtë dhe me kuadro të dëshmuara! Koha për LDK-në sërish erdhi! Ta mbështesim masivisht të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat