Goditja tjetër për Avdullah Hotin, zëvendësohet në takime nga Vjosa Osmani

Aktuale

Goditja tjetër për Avdullah Hotin, zëvendësohet në takime nga Vjosa Osmani

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:09
Goditja tjetër për Avdullah Hotin, zëvendësohet në takime nga Vjosa Osmani

Avdullah Hoti ka nisur të bëhet i parëndësishëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga një kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e kaluara dhe një Shef i Grupit Parlamentar që kapej me kundërshtarët e mëdhenj politikë, ai ngadalë po zbret teposhtë nga hierarkia.

Përveç se nuk bën pjesë në planet e Isa Mustafes për kandidat për Kryeministër, Hoti tash madje nuk është as pjesë e stafit të Musaftës në takimet me ndërkombëtarë dhe palë të tjera.

Në një komunikatë që LDK e ka dërguar për mediat, pas takimit me Ambasadorin Amerikan, Philip Kosnett, shihet se vendin e Avdullah Hotit tash e kanë zënë tjerë. Në vend të tij është Vjosa Osmani, apo ndoshta edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa dhe ish këshilltarja e Mustafes, Vlora Dumoshi.

Në rendin e parë pas Mustafes janë Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Pas këtyre tronditjeve që po merr Avdullah Hoti nga partia dhe shefi i tij, do të mbetet të shihet se çfarë numri do të marrë ai në listën për deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat