NISMA vazhdon t’i mobilizoj degët, të bindur se do t’i arrijnë objektivat

Aktuale

NISMA vazhdon t’i mobilizoj degët, të bindur se do t’i arrijnë objektivat

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 19:49
Pamje nga takimi

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat drejtuese të degëve të saj në teren.

Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi, së bashku me anëtarët e kryesisë; ministrat Endrit Shala dhe Skënder Reçica, kanë vizituar degën e Nismës në Ferizaj dhe Shtime, ku janë pritur nga drejtuesit e këtyre degëve.

Në këto takime, sipas njoftimit të këtij subjekti, është diskutuar lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë. Tek Nisma janë të bindur se objektivat e tyre janë të arritshme.

“Entuziazmi dhe mobilizimi i këtyre degëve dhe degëve tjera është tregues i qartë se objektivat e Nismës për këto zgjedhje janë të pakontestuara. Nisma është e gatshme për këtë proces zgjedhor dhe me objektiva të qarta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Partia e Fatmir Limajt tash e disa ditë është duke i mobilizuar strukturat e saja për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen brenda dy muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat