Çfarë sheh ëndërr Isa Mustafa sipas Tahirit?

Aktuale

Çfarë sheh ëndërr Isa Mustafa sipas Tahirit?

Nga: M.H Më: 5 gusht 2019 Në ora: 22:46
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjëve dhe se “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë.

Postimi i plotë

Që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve. Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat