Profesori i njohur tregon se kujt i konvenon që LDK dhe VV të mos bëjnë koalicion

Aktuale

Profesori i njohur tregon se kujt i konvenon që LDK dhe VV të mos bëjnë koalicion

Nga: G.B Më: 5 gusht 2019 Në ora: 23:31
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Profesori Binak Maxharraj ka komentuar zgjedhjet brenda LDK-së, ku ka thënë se pati biseda mes liderëve të LDK-së dhe VV-së për koalicion, por pas kuvendit zgjedhor, LDK vendosi të shkojë e vetme në zgjedhje, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kur grinden dy palë, fiton e treta, që sipas tij, nëse këto dy parti s’kanë koalicion, i shkon për shtati PDK-së.

Maxharraj ka thënë se dalja e LDK-së dhe VV-së të veçanta në zgjedhje do të tregojë forcën e tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

VRINGËLLIMI I SHPATAVE.

Zgjedhjet në LDK përfunduan ashtu siç është pritë dhe planifiku qe më parë me konsincus "unanim" dhe më aklamacion, sepse LDK nuk i ka në qejf votimin e fshehtë.

Kjo ndodhi pasi logjistika e LDK ia pastroi terrenin nga ndonjë shigjetar apo snajperist.

Por parazgjedhjeve të LDK pati biseda midis liderëve të LDK dhe LVV për ndonjë koalicion parazgjedhor. Kjo edhe u pritë mirë nga opinioni se më në fund se bashku do ta heqin qafe PDK e plagosu dhe te shashtisur deri ne palcë.

Por të nesërmen pas zgjedhjeve të LDK gjithçka u harru. Vringlluan shpatat dhe shigjetat midis LDK dhe LVV. Nga ngazellimi i madh që perseri e zgjodhën "heroin" e tyre për kryetar te LDK, kjo e gjuajti shigjetën e para me vringllimën se nuk ka koalicion parazgjedhor me LVV.

Por u gjuajt edhe shigjeta e "kundershtarit" LVV mos u qofsha falë së edhe na do te shkojmë e vetme në zgjedhje e porositën LDK.

Ajo thënie e moçme del këtu se kur dy vetë perlahen i treti fiton. Kjo do te thotë së nese nuk ka koalicion parazgjedhor midis LDK dhe LVV i shkon përshtat PDK për ta heq qafe e qitë në opozitë.

Megjithate dalja e LDK dhe e LVV si te veçanta në zgjedhje do te tregoi edhe forcën, matjen e tyre nga zgjedhësit.

Por këto të dyja si duket nuk janë te vetëdijshme si do te zhvillohen koalicionet pas zgjedhjeve pasi që aty pëzihen shumë parti, e veçanti edhe PDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat