Njeri i Trumpit viziton Prishtinën, gazeta serbe tregon arsyet!

Aktuale

Njeri i Trumpit viziton Prishtinën, gazeta serbe tregon arsyet!

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 09:02
John Bolton

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton së shpejti mund të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.

Deri në fund të gushtit, ose në fillim të shtatorit, mund ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, shkruan mediumi serb.

Raportohet se SHBA do të niset në ofanzivë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe lëvizjes së dialogut nga pika e vdekur.

A do të realizohet kjo vizitë e rëndësishme, varet edhe nëse Kosova do ta heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, thonë burime diplomatike për gazetën serbe.

Në përputhje me këtë, paralajmërohet angazhim agresiv diplomatik që mund të sjellë heqjen e taksës. “Nëse ekzistojnë garanci për heqjen e taksës, Bolton do të vjen për vizitë.

Përndryshe, vizita e tij është pak e besueshme, sepse nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Për shkak se situata me taksën aktualisht nuk është e sigurt, as vizita nuk është e konfirmuar”, thonë burimet.

Bolton me deklaratën e tij një vit më parë se SHBA nuk e përjashton mundësinë e korrigjimit të kufijve, ka nënkuptuar edhe ndryshimin e politikës së Uashingtonit sa u përket kufijve në Ballkan.

Për këtë arsye një vizitë e tij do të kishte rëndësi të madhe, andaj nëse realizohet, ajo mund të paraqet hapa konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat