Kosova i përgjigjet ashpër Marko Gjuriqit

Aktuale

Kosova i përgjigjet ashpër Marko Gjuriqit

Nga: N.Sh Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:16
Marko Gjuriq

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur Marko Gjuriqit.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook pohon se, krenaria e Marko Gjuriqit janë krimet e Millosheviqit dhe të padronëve të tij të kryera në Kosovë e gjetiu, duket shtuar se, në këtë mënyrë e kanë pasur për qëllim spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

Zyberaj thotë se qëllimi për vjedhjen e pasurisë ju ka dështuar dhe resurset kombëtare të Kosovës janë të Republikës së Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Krenaria e Marko Djuricit janë krimet e Milosheviçit dhe të padroneve të tij të kryera në Kosovë dhe gjetiu që kanë pasur për qellim spastrimin e Kosovë nga shqiptarët dhe vjedhjen e pasurisë sonë.

Ju ka deshtuar në 1999 dhe le t’a harrojnë atë qellim.

Resurset kombëtare të Kosovës janë të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat