QKUK tregon për gjendjen e punëtorit të ndërtimtarisë që ra nga lartësia

Aktuale

QKUK tregon për gjendjen e punëtorit të ndërtimtarisë që ra nga lartësia

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Një punëtori i ndërtimtarisë është rrëzuar sot derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në Prishtinë

Rastin e ka lajmëruar faqja “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, në Facebook, ku kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Doktoresha Nerxhivane Kadriu ka treguar për Gazetën Express se gjendja e pacientit është duke u stabilizuar.

“Pacientit ka nisur t’i përmirësohet gjendja. Tani është i vetëdijshëm, ka lëndime por jo shumë të rënda”, ka thënë Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat