Hoxhaj: Lirimi i kriminelit serb, dëshmi se Serbia po fyen viktimat e luftës në Kosovë

Aktuale

Hoxhaj: Lirimi i kriminelit serb, dëshmi se Serbia po fyen viktimat e luftës në Kosovë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 20:06
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar rreth lirimit nga burgu të njërit prej pjesëtarëve të një grupi paraushtarak serb, që u dënuan për vrasjen e 14 civilëve në Kosovë, përfshirë edhe fëmijë.

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon të tallet me viktimat e luftës në Kosovë dhe lirimi i kriminelit serb, Miodrag Solaja, është dëshmi për këtë.

“Serbia në vazhdimësi po tallet me viktimat e luftës! Këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën! Këto ditë në Serbi është liruar nga burgu, tre vjet para përfundimit të dënimit, personi i cili është akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë. Nga ky krim arritën të shpëtojnë pesë fëmijë, e në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci. Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luaj me nervat e të gjithve në të gjitha planet, madje edhe atë ushtarak!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat