Gjendje e qetë në pikat kufitare, mërgimtarët pa pritje po vijnë në vendlindje

Aktuale

Gjendje e qetë në pikat kufitare, mërgimtarët pa pritje po vijnë në vendlindje

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:25
Ilustrim

Për dallim prej ditëve tjera ku pritjet ishin deri në gjashtë orë ne Merdare, dhe me pak në pikat tjera kufitare, sot është qetësuar gjendja.

Mërgimtarët me nuk po presin nëpër vendkalime kufitare dhe as nuk ka kolona.

Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, nuk ka pritje në asnjë nga pikat.

Në dalje të Merdares, pritjet janë pak me të gjata, 30 deri ën 50 minuta, ndërsa në hyrje vetëm 10.

Në pikën Hani i Elezit, pritjet në dalje janë 5 deri në 10 minuta, kurse në hyrje 5 minuta deri në 10 minuta.

Njësoj edhe në Jarinjë, Mutivodë e Vermicë.

Ndërsa, te ‘Dheu i Bardhë’, pritjet në hyrje dhe dalje janë vetëm 10 minuta.

Kurse, në Muçibabë, 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova.

Duke u bazuar në këto matje, gjendja nëpër këto pika është e qetë, dhe mërgimtarët nuk po presin në kolona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat