Për shtatë muaj, 2569 qytetarë hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Aktuale

Për shtatë muaj, 2569 qytetarë hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 23:34
Ilustrim

Numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë.

Edhe vitin e kaluar ishte një numër i madh i tyre që hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Indeksonline, vetëm për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë.

Ndërsa, vitin e kaluar 5 mijë e 481 persona hoqën dorë nga nënshtetësia.

Përveç këtyre, ka edhe të huaj që janë të interesuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës.

Sipas këtyre statistikave, nga 1 janari deri me 31 korrik, kanë  kërkuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës 305 persona.

Ndërsa, në vitin e kaluar 638 persona, të cilët vinë kryesisht nga shtetet fqinjë.

Ndërsa, pjesa dërmuese e atyre që kërkojnë të heqin dorë nga nënshtetësia janë nga Gjermania, por ka edhe nga Austria e Sllovenia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat