Mërgimtari nga Peja rrëfen tmerrin që e përjetoi në Vlorë, si deshën t’ia rrahnin gruan dhe fëmijët në sy të policisë

Aktuale

Mërgimtari nga Peja rrëfen tmerrin që e përjetoi në Vlorë, si deshën t’ia rrahnin gruan dhe fëmijët në sy të policisë

Nga: A.Zh Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:10
Pamje nga plazhi i Vlorës

Një qytetar nga fshati Jabllanicë i vogël i Pejës, që jeton në Gjenevë, kishte zgjedhur për pushime sivjet qytetin e Vlorës.

Por, ai atje ka përjetuar një ndodhi të keqe.

Në një rrëfim për gazetën “Bota sot”, qytetari (emër i njohur për redaksinë), ka treguar për sjelljet agresive dhe vulgare të punonjësit të një qendre tregtarë në Vlorë.

Ai ka thënë se policia nuk kishte reaguar fare nda këtij punonjësi dhe me këtë veprim, turisti është shprehur shumë i zhgënjyer.

Turisti ka treguar se në Vlorë kishte shkuar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, por në “Aulona park”, njëri nga kamarierët kishte kërcënuar verbalisht bashkëshorten e tij, pasi fëmijët kishin derdhur kokoshka pa dashje në shesh.

“Zgjodha qytetin e Vlorë për t’i kaluar pushimet verore. Te “Aulona park” (në Vlorë) bashkëshortja ime vajti me dy fëmijët për një kafe dhe për t’ia plotësuar dëshirën kalamajve. Meqë nëse është një qendër argëtuese për fëmijë, gjatë argëtimit ata kishin derdhë ca kokoshka pa dashje në shesh”, ka treguar ai.

Qytetari nga Peja ka treguar se gruaja e tij e trembur kishte mbledhur kokoshkat.

“Unë isha duke vajtur ta shoqëroj familjen time dhe me të arritur, kamarieri iu vërsul bashkëshortes sime me kërcënim verbal “mblidh kokoshkat” (asnjëra palë nuk e kishin kuptuar që unë gjendesha prapa). Bashkëshortja i mblodhi me nxitim dhe e trembur. Ndërhyra në vend ngjarje, sepse fëmijët u trembën, gjithashtu. Por, shërbyesi filloi edhe me mua gjuhën agresive. Unë nxjerra familjen nga ky ambient, por shërbyesi ishte prapë agresiv ndaj neve dhe në momentin që ishim jashtë ambientit, ai iu drejtua bashkëshortes sime prapë me agresivitet”, ka thënë më tej ai.

Turisti ka treguar se për të evituar konfliktin fizik kishte telefonuar policinë, e cila nuk kishte reaguar as në vendngjarje për rastin në fjalë.

Ai ka thënë se ndonëse ka dhënë deklaratë në polici, nuk është marrë masa ndaj kamarierit që kishte kërcënuar familjen e tij.

“Për të evituar një konflikt fizik, kam marrë policinë në telefon. Me të arritur patrulla e policisë, në prezencë të policisë, shërbyesit e “Aulona park” mu drejtuan me agresivitet dhe me trajtuan "bythqier", policia nuk reagoi (ishte polici nr 26796) dhe mua më dërguan në komisariat së bashku me një punonjës të kësaj qendre argëtuese për të dhënë deklaratë rreth ngjarjes.

Rasti që ndodhi nuk vuri peshë tek policia dhe isha i zhgënjyer nga reagimi i policit. Deklaratën e nënshkrova në stacionin policor”, ka përfunduar rrëfimin e tij qytetari nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat