Reagim i ashpër ndaj Bërnabiqit nga Kosova: Kryeministre kriminale, u djege nga propaganda jote

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Bërnabiqit nga Kosova: Kryeministre kriminale, u djege nga propaganda jote

Nga: A.Zh Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:32
Ana Bërnabiq

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se thënë se vendimi për hyrje në Kosovë të qytetarëve serbë me pasaportë, është indikatori më i mirë që në Kosovë nuk dihet ‘kush pi e kush paguan’.

Zyberaj në një postim në Facebook, e ka quajtur Bërnabiqin “kryeministre kriminale dhe manipulative”, duke e akuzuar atë për propagandë dhe lajme të rreme, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se qytetarët e Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë, duhet të paraqesin karta identiteti në vendkalimet kufitare. E në rast se udhëtojnë në vendet e treta, ata duhet të kenë edhe pasaporta.

Zyberaj ka sqaruar se kjo procedurë shkon sipas Marrëveshjes së Brukselit, e cilaka filluar zbatimin që nga viti 2011.

Reagimi i Zyberajt:

Kryeministrja kriminale dhe manipulative e Serbisë* Ana Brnabiç e cila është persona non-grata në Kosovë për shkak të komenteve të saj raciste dhe ksenofobike kundër popullit të Kosovës ka vazhduar me propagandën dhe lajmet e rreme të sëmura që janë bërë kaq të neveritshme aq sa askush nuk e merr seriozisht, madje as Presidenti i saj kujt ajo shërben si një kukull byrokratike. Qytetarët e Serbisë* që duan të hyjnë në Kosovë ndjekin të njëjtën procedurë si gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Ata duhet të paraqesin karta identiteti në vendkalimet kufitare.

Në rast se ata udhëtojnë në vendet e treta, ata duhet të paraqesin pasaporta.

Nuk ka asnjë ndryshim në atë që nga viti 2011 kur marrëveshja filloi të zbatohet.

Por Brnabic është djegur nga vetë propaganda e saj. Fiasko total për të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat