Intervistohet për dy ditë në Hagë zyrtari i MD-së që ishte 8 vjeç në luftë

Aktuale

Intervistohet për dy ditë në Hagë zyrtari i MD-së që ishte 8 vjeç në luftë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 15:00
Rilind Berisha

Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, për dy ditë me radhë është marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai në ditën e dytë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales pa prezencën e avokatit, dhe me këtë rast është ndërprerë intervistimi.

Njëri nga prokurorët e Gjykatës Speciale ka tentuar ta dërgojë rastin në gjykatë pas refuzimit të intevistimit nga ana e Rilind Berishës për t’iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara dhe në këtë mënyrë ta mbajë Rilindin në Hagë deri në një vendim të ri.

Sipas burimeve të “Epoka e re” është dashur që të ndërhyjë avokati i Rilind Berishës që ai sot të kthehet në Kosovë dhe të mos mbetet në Hagë.

Rilind Berisha, më 18 korrik, kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur më 5 gusht për intervistim në Hagë.

Rilindi gjatë luftës ka qenë tetë vjeç dhe përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai kishte shkruar se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat