Kosova lidere me shtrirjen e internetit, Veseli: Prandaj jam fokusuar në investimet në IT

Aktuale

Kosova lidere me shtrirjen e internetit, Veseli: Prandaj jam fokusuar në investimet në IT

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i kënaqur dhe krenar që EUROSTAT e ka konfirmuar Kosovën si lidere në Evropë për përhapjen e internetit me 93 %.

“28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it, qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%”, ka thënë Veseli.

Madje ai ka thënë se vendi ynë lë prapa vendet e rajonit dhe konkurron me vendet më të zhvilluara të Evropës. “Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkurron me vendet më të zhvilluara të kontinentit”, ka thënë Veseli.

“Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit, e cila në të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat