Mimoza Kusari Lila reagon për vrasjen në Prizren

Aktuale

Mimoza Kusari Lila reagon për vrasjen në Prizren

Nga: G.B Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:01
Mimoza Kusari Lila

Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas vrasjes së Armenda Velija nga burri i saj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vrasja e fundit tregon se problemi është më i thellë në shoqërinë tonë se sa vetëm reagimi i momentit, përcjell Bota sot.

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës, duke shtuar se si shoqëri duhet të punojmë të gjithë për të ndalë këtë dukuri të rëndë në rritje në shoqërinë tonë.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Vrasjet e grave në familje prej vitit 2017 në 2018 në Kosovë, shënuan rritje për 50%.

Nga 4 gra të vrara në familje në 2017, 6 gra u vranë në vitin 2018.
Me kob ka filluar edhe viti 2019, kur menjëherë pas mesnate me 1 Janar u vra viktima e parë nga burri i saj në Gjilan.
Familja, streha më e sigurt për secilin njeri, po gllabëron jetë grashë në Kosovë.

Vrasja e fundit mbrëmë në Prizren e Armenda Velijajt nga bashkëshorti i saj me të cilin jetonte në Zvicër, tregon se problemi është më i thellë në shoqërinë tonë se sa vetëm reagimi i momentit.
Jeta e Armendës u shua parakohe nga 15 plumba, fakt që e tregon se dhuna dhe nxitja e saj ndaj grave ka rrënjë më të thella në shoqërinë tonë.
Trajtimi i këtij fenomeni të rëndë, përveç se me masa dhe sanksione të shtuara ligjore, duhet të ketë çasje më holistike. Prej edukimit në shkolla, familje, komunitet dhe kampanja të vazhdueshme për ndalim të dhunës në baza gjinore.
Çasja në armë dhe inkurajimi në posedimin e tyre gjithashtu shton mundësitë e ngjarjeve tragjike.
Ngushëllime familjes dhe miqëve të viktimës, qoftë e fundit e vrarë mizorisht.
Ne si shoqëri, të punojmë të gjithë për të ndalë këtë dukuri të rëndë në rritje në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat