Thaçi: Dhuna në familje të ndalet menjëherë

Aktuale

Thaçi: Dhuna në familje të ndalet menjëherë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:20
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Prizren, duke bërë thirrje që dhuna në familje është e papranueshme dhe si e tillë ajo duhet ndalur urgjent.

“Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira. Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook.

Mbrëmë në Prizren, në rrugën “Hysni Morina”, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari mashkull B.V. ka vrarë gruan e tij A.V., ndërkaq ende nuk dihet motivi.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë ditës pritet që në gjykatë të dorëzohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Lidhur me rastin gjatë ditës ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat