LDK ende nuk ka emrin e kandidatit për kryeministër

Aktuale

LDK ende nuk ka emrin e kandidatit për kryeministër

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:46

(E plotësuar) -Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku pas mbledhjes Vjosa Osmani tha se kanë diskutuar se si t’i fitojnë zgjedhjet dhe se do t’i fitojnë ato.

E pyetur se a kanë diskutuar se kush do të jetë kandidati për kryeministër, Osmani tha se kjo do të vendoset më vonë.

"Kemi diskutuar qysh me i fitua zgjedhjet dhe do t'i fitojmë. Ato vendosen pak më vonë, mirëpo me rëndësi është që kemi diskutuar për programin tonë dhe për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarrim të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, degët, të gjithë së bashku, në mënyrë që t’i fitojmë zgjedhjet. Personalisht mendoj që zgjedhjet do t'i fitojmë dhe kaq mund të them për momentin", tha ajo.

Ndërsa Naser Rugova ka theksuar se kanë biseduam për të gjitha temat dhe se LDK është më unike se kurrë. “Është e gatshme për zgjedhje, jemi të gatshëm për të gjitha sfidat, do ta fitojmë këtë garë dhe do të rikthehemi fuqishëm në fillim-vjeshtën e këtij viti", tha ai.

Edhe Rugova tha se nuk është diskutuar për kandidatin për kryeministër nga LDK.

***

LDK po mban mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm dhe si pikë të rendit të ditës ka përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshëm, përcjell Bota sot.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes së LDK-së në Facebook.

“Duke ndodhur tani: mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës: përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme”, shkruan në faqen e LDK-së.

***

Image

Ka nisur mbledhja e konsituimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka treguar emrat e Këshillit të Përgjithshëm, të propozuar nga degët.

Mes këtyre emrave është edhe Fatmir Sejdiu.

Nis mbledhja e LDK-së

Ka filluar mbledhja e LDK-së në të cilën do të bëhet konstituimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe do të diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

Më herët LDK ka paralajmëruar se për media do të ketë vetëm komunikatë për media nga ky takim.

Ndryshe, në Kuvendin e përgjithshëm të kësaj partie të shtunën e kaluar, Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë në krye të LDK-së.

***

Në orën 16:30 sot ka nisur mbledhja e konsituimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për zgjedhjet e përgjithshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat