Isufi – Sveçlës: Pse nuk na ndihmuat kur na shantazhoi Lista Srpska

Aktuale

Isufi – Sveçlës: Pse nuk na ndihmuat kur na shantazhoi Lista Srpska

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:07
Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

Isufi tha në T7 se Haradinaj me këtë veprim ka treguar se nuk mund të shantazhohet.

“Opozita ka deklaruar se Haradinaj mund të shantazhohet, por për sa mund të shantazhohet e kemi parë gjatë këtyre viteve, se nuk kemi pranuar asnjë kusht. Sa herë kanë kërkuar që të merren vendime në të mirë të Kosovës, Haradinaj i ka zbatuar. As në të kaluarën nuk është shantazhu dhe nuk do të shantazhohet ndonjëherë. Është e dyta herë që Haradinaj në momentin kur ftohet nga drejtësia e bën vendimin më të dinjitetshëm”, tha deputeti i AAK-së.

“Haradinaj ka treguar që nuk shantazhohet ka treguar që veprimet e tij të jenë komform me interesat e Kosovës edhe atëherë kur shumëkush është munduar t’i bëjë presion edhe nga brenda edhe nga jaashtë, ka pas presione për taksën, edhe një herë për votimin e ushtrisë”, bëri të ditur ai.

Sipas Isufit, të gjithë ata persona që thanë se janë iniciues të taksës janë tërhjekur duke e lënë vetë Haradinajn në këtë veprim, shkruan Gazeta Express.

“Edhe ata që thanë se janë iniciues të taksës u tërhoqën dhe e lanë Haradinajn vetë. Po paguan çmime të vazhdueshme për shkak të qëndrimit të tij kombëtar në mbrojtje të institucioneve të shtetit”, shtoi ai.

“Unë jam i bindur që edhe 10 herë po të ndodhin veprime të tilla, Haradinaj ka treguar që i bënë veprimet e domosdoshme në situatat kur mund të cenohet shteti institucionet, integriteti e sovraniteti”, tha derisa përmendi edhe idenë për shkëmbim me territore.

“Ju e dini që ka pas një interesim edhe për korrigjim të territoreve. Ka treguar që kërkon njohje nga ana e Serbisë, duke treguar se vetëm të barabartë mund të diskutojnë me shtetin serb”, deklaroi.

Ai duke ju kundërpërgjigjur deputetin të VV-së, që tha se kanë marrë shantazhe nga Lista Serbe pati këtë përgjigje.

“Është e vërtetë që ka prit Lista Serbe që shumë mirë e kisha kuptu nëse kish pas një gatishmëri të partisë së Sveçlës që me thanë na nuk e lejojmë Beogradin me instalu në Kuvend përmes listës Serbe, e pastaj prej nesër do të mund ta vazhdonin betejën politike”, thotë ai.

“Haradinaj në rast se nuk e dini në Hagë nuk e ka folur asnjë fjalë veç fjalës ‘Jam i pafajshëm”, përfundoi Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat