Mustafa: S’e kam ditur që do të bëhem kryetar prapë, isha gati të tërhiqem

Aktuale

Mustafa: S’e kam ditur që do të bëhem kryetar prapë, isha gati të tërhiqem

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:16
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth kandidaturave që u raportuan në media për kreun e LDK’së, para zgjedhjeve që partia i mbajti më 3 gusht.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, se para Kuvendit të partisë, “asnjë kandidaturë zyrtare s’ka pasur. Asnjë kërkesë” nga askush.

“Në kontaktet që i kam pasur me ta, asnjëri prej tyre, në asnjë rast, s’më ka thënë që është i interesuar të kandidojë”, ka deklaruar Mustafa, duke iu referuar Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit.

“Haziri ka thënë publikisht që ka preferuar një marrëveshje, nëse jo është i gatshëm të garojë. Tjerët kanë thënë çka kanë thënë në media, por jo në biseda private”, ka theksuar kreu i LDK’së.

Mustafa ka treguar t’i ketë thënë zyrtarëve të partisë që të mos deklaroheshin në media për kandidaturat e mundshme: “Shpallja të mos ndikojë në procesin e zgjedhjeve, do ta deformojë procesin zgjedhor”.

Pas përmbylljes së zgjedhjeve nëpër degë e nëndegë, ka thënë të këtë dalë me një porosi për kolegët: “Ju kam thënë, sa më përket mua, unë lëshoj rrugë. Kush do që të kandidojë, mund të përgatitet”.

Më herët, Mustafa ka thënë se nuk e ka ditur se do të bëhet kryetar përsëri, e madje se ishte i gatshëm të tërhiqej.

“Isha në gjendje të tërhiqem qysh nga kthimi prej Gjermanisë”, është shprehur ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat