Isa Mustafa: Nuk e kuptoj pse ka hatërmbetje nga ana e Fatmir Sejdiut

Aktuale

Isa Mustafa: Nuk e kuptoj pse ka hatërmbetje nga ana e Fatmir Sejdiut

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:19
Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Pressing”, ka thënë se nuk e di pse ka inati nga ana e Fatmir Sejdiut sepse gjatë kohës kur Sejdiu ishte president, ne kemi pasë mardhënje të mira, madje edhe gjatë kohës kur jam shpallë kryetar i LDK’së në Kuvendin e VII. Më vonë nuk e kam kuptuar pse ka hatë mbetje.

“Unë nuk shoh asnjë arsye të inatit. Sa ka qenë Sejdiu president unë kam qenë këshilltar i tij. Kemi diskutuar mjaft gjatë në periudhën kur është mbajtë Kuvendi i VII, unë nuk kam dashtë me kandidu për kryetar sepse isha kryetar në Prishtinë, dhe jemi pajtuar të kandidojë unë. Por më vonë as vet s’e kam kuptuar pse ka pasur hatërmbetje. Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit jemi takuar me Sejdiun sepse e kam mirëpritur kandidaturën e tij”, ka thënë Mustafa.

Mustafa madje ka thënë se Sejdiu meriton të jetë kandidat dhe kryetar i LDK’së, por këtë e vendosë vota dhe konkurrenca.

“Ai e meriton me qenë kandidat dhe kryetar, por kjo është punë e votës dhe e konkurrencës”, ka vlerësuar Mustafa.

Ai ka sqaruar si kanë vijuar ngjarjet deri tek iniciativa për gatishmëri që të kandidojë për të parin e LDK’së.

“Një muaj ditë para mbajtjes së Kuvendit, kam informu bashkëpunëtoret e mi se do të lëshojë hapësirë dhe nuk do të kandidojë, dhe e kam vlerësuar që dikush tjetër duhet të përgatitet për kandidaturë. Më vonë është insistuar që unë të vazhdojë të kandidojë dhe këtë insistim unë e kam pranuar”, ka sqaruar Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për incidentet që ndodhën gjatë zgjedhjeve të brendshme në LDK.

“Nuk ka qenë mirë që karrigia në degën e tretë të qitet nga duart e dikujt që s’është i LDK’së”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat