Zëdhënësja e PSD-së i kundërpërgjigjet këshilltarit të Kadri Veselit: E paske legjitimuar shpifjen

Aktuale

Zëdhënësja e PSD-së i kundërpërgjigjet këshilltarit të Kadri Veselit: E paske legjitimuar shpifjen

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:42
Natyra Kuçi

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Kadri Veseli, Blerim Latifit

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka cituar deklaratën e Latifit, duke thënë se “E sigurtë është se deri në ditën e zgjedhjeve kemi me u kënaqur me këso deklaratash plot humor origjinal!”

Postimi i plotë:

Këshilltari i Kadri Veselit paska legjitimuar shpifjen.

Problemi qenka te adresa. E adresa qenka rezultat i "kaosit të politikës dhe lajmeve online". E bukur përpjekja me e zhvendosur faktin se shpifjen e kanë publikuar mediat, e jo individët në rrjetet sociale.

E sigurtë është se deri në ditën e zgjedhjeve kemi me u kënaqur me këso deklaratash plot humor origjinal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat