Isa Mustafa: S’kemi urrejtje ndaj PDK-së, por s’ka disponim për koalicion

Aktuale

Isa Mustafa: S’kemi urrejtje ndaj PDK-së, por s’ka disponim për koalicion

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:59
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Pressing”, ka thënë se ka biseduar dhe do të bisedojë me Kurtin, e ndoshta do të bisedojmë edhe me AAK’në apo Nismën. Por definitivisht nuk ka disponim për koalicion me PDK’në.

“Pavarësisht qëndrimit tim që do të shkojmë veç e veç në zgjedhje, unë do të ulem me Kurtin, do të shohim çfarë është më e arsyeshme, do të bisedojmë ndoshta edhe me subjektet të tjera si për shembull me AAK’në apo Nismën”, ka thënë Mustafa në Pressing.

“Nuk kemi biseduar ende por nuk kemi vija të kuqe me anjë parti përfshirë edhe PDK’në. Por, është e pamundur kur nuk ekziston disponimi të realizohet koalicioni, dhe nuk ka disponim që të futemi në koalicion me PDK’në”, ka sqaruar Mustafa në Pressing.  

Ai ka kujtuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka dëmtuar LDK’në në zgjedhjet e parafundit.

“Ne do ta bënim qeverinë edhe me Vetëvendosjen po të mos ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese kur e zhbëri VLAN’in”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat